Flash News

KRYESORE

Foto/ Majlinda jo më në pritje të Majk, romancë me këngëtarin e njohur

Modelja Majlinda Zeka dhe këngëtari Majk janë prindër të një djali, por lidhja mes çiftit ka mbaruar me kohë.

Majk ka qenë shumë skeptik për të dashurën e tij Majlinda. Ai nuk u gjend pranë saj gjatë shtatzënisë, por kur në jetë erdhi Roan, u mendua se çifti po afrohej.

Mirëpo, fotot e fundit dëshmojnë se mes tyre nuk ka mbetur më asgjë.  Së fundi, në disa foto të publikuara nga mediat në Kosovë, Majlinda shfaqet e shoqëruar nga këngëtari Burak Vehapi. Madje përflitet se mes tyre ka nisur një romancë.

Siç mësohet, dyshja janë parë shpesh në shoqërinë e njeri-tjetrit dhe duket se kanë një raport të afërt. Prej disa muajsh, edhe pse janë kapur nga paparacët, nuk kanë pranuar se mes tyre ka më shumë se miqësi.

Ndërsa  për Majk flitet se është në një lidhje tjetër dashurie me modelen kosovare, Melita Nushi.

 

 

Të fundit