Flash News

KRYESORE

Foto/ Makina përfundon në lumin Mat, një i vdekur

Një person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit të ndodhur në Milot ku makina përfundoi në lumin Mat. Ngjarja ndodhi në rrugën dytësore Pllanë-Rrubik, ku një automjet tip “Benz” me targa AA 272 JN ka dalë nga rruga dhe ra në lumë.

Viktima dyshohet të jetë drejtuesi i mjetit.

Policia bëri të mundur nxjerrjen e makinës nga ujërat e lumit ndërkohë që pas kontrolleve të ushtruara rezultoi se në mjet apo dhe jashtë tij nuk ka pasur persona të tjerë. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

 

Të fundit