Flash News

KRYESORE

Foto/ Makinat e policisë ushtarake marrin nën kontroll aeroportin e Rinasit

Pas urdhrit të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, që në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza” të vendosen efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura”, makinat e policisë ushtarake janë futur në mbrëmje në pjesën ushtarake të aeroportit të Rinasit.

Xhaçka hodhi akuza mbi rolin e koncesionarin kinez, se ka dështuar të marrë masa ne nje kohë qe refuzoi ta konsideroj grabitjen si ‘akt të terrorit’ për të ruajtur  imazhin e mazhorancës para qytetarëve se vendi është i sigurtë.

“Koncesionari ka dështuar të përmbushë përgjegjësitë e tij për garantimin e parametrave të sigurisë fizike dhe nuk ka zbatuar standardet e detyrueshme të sigurisë, që përcaktohen nga legjislacioni vendas dhe nga Organizata Botërore e Aviacionit Civil”, deklaroi ajo.

Të fundit