Flash News
Konstituohet grupi i dialogut për ‘Reformat’ mes opozitës dhe mazhorancës
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Foto/ “Malësorët kanë gjak të pastër”, deputetët e Kuvendit dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë
Ditën e sotme disa nga deputetët e Kuvendit të Shëqipërisë i janë bashkuar nismës së ministrisë së Shëndetësisë duke dhuruar gjak për fëmijët talasemikë.
Kësaj nisme i janë bashkuar deputetë nga PD dhe PD.
Ka qenë deputetja Valentina Duka e cila ka dhuruar gjak, por edhe të tjerë si Lindita Nikolla, Mimi Kodheli, Blerina Gjylameti, Florian Mima, Ilir Beqaj.
Gjithsej 20 deputetë dhuruan sot gjak, duke u bërë pjesë e fushatës “Mjaftojnë 10 minuta për të shpëtuar 3 jete” që ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për mbulimin e nevojave me gjak në këtë periudhë të vitit, ku ka mungesa më të theksuara.
Ndërsa fotografi Agim Rama, teksa ka ndarë në Facebook disa foto të deputetëve, ndër to të Pjerin Ndreut dhe Luan Harushës, shkruan, “Pjerini dhe Luani deklarojnë se malsorët kanë gjak të pastër”.