Flash News

KRYESORE

Foto/ Maratona Swing në Shkodër, në ditën ndërkombëtare të Jazz-it

Swing-Swing u quajt eventi i këtij viti i cili iu dedikua i tëri dashurisë dhe përkushtimit ndaj artit, muzikës jazz, dhe cdo detaj tjetër të viteve 40’. Dhe ku u mbajt ky event? Në një TREN! Po po, një tren i përbërë nga 5 vagonë ditën e 30 Prill-it mikpriti plot 400 vetë. Të gjithë të veshur në stilin retro të viteve 40, aksesorë nga më vintage, më bënë të ndihesha pjesë të një shfaqeje ku aktorët ishim vetë ne. Nuk mungoi pija e famshme e asaj kohe, rum-i. Ndërthurur me muziken jazz, të luajtur nga shumë të rinj të talentuar, shqiptarë dhe jo vetëm, ndjesia e atyre viteve sa vinte e bëhej më reale.

Më pas maratona e jazz-it vijoi në qytetin e Shkodrës ku u mbajtën një sërë aktivitetesh si vizita në muzeun e Marub-it, konecert në kafenë e madhe duke u mbyllur nga një shfaqje fantastike nga këngëtarë të famshëm të muzikës jazz, të cilët kishin ardhur posacërisht për këtë event nga e gjithë bota.

Kjo ngjarje ndodh vetëm një herë në vit, kështu që sigurohuni të viheni në dijeni për eventin e ardhshëm, pasi organizime të këtij niveli kaq të lartë artistik ndodhin rrallë herë në vëndin tonë dhe ja vlen mos ta humbisni./ Jeta

Të fundit