Flash News

KRYESORE

Foto/ Martohet aktorja e njohur turke, kritika të shumta për fustanin e nusërisë

Aktorja e njohur turke,  Oyku Karayel i ka dhënë fund lidhjes së saj 2-vjeçare me këngëtarin Can Bonomo, duke e kurorëzuar së fundmi me një ceremoni martesore.

Dasma e tyre u zhvillua larg syrit të medias në Maçka Kuçukçiftlik Park, madje u është kërkuar 150 të ftuarve që të mos postojnë asnjë foto nga celulari në rrjetet sociale.

Pas ceremonisë shumë foto u bënë publike nga aktorja, e cila përpos urimeve ka marrë edhe shumë kritika për fustanin e nusërisë.

Fustani i saj nuk kishte asgjë të ekzagjeruar, por kritika e ka cilësuar më të thjeshtë seç duhet.

Aktorja është e famshme edhe në Shqipëri, për rolet e shumta në serialet turke, mes të cilëve mes të cilëve për rolin e Ejlylit në serialin “Rrahje Zemre”.

Të fundit