Flash News

KRYESORE

Foto me Habilajt, reagon Damian Gjiknuri

Foto me Habilajt, reagon Damian Gjiknuri

Ministri i Energjisë dhe Transporteve, Damian Gjiknuri reagoi pas publikimit të mesazhit të qytetarit dixhital nga ish-kryeministri Berisha ku thuhet se Gjiknuri ishte takuar me Habilajt gjatë fushatës elektroale në Vlorë.

“A mund ta besojë njeri pinokun dixhital, atë që nuk njihte as baxhanakun e tij dhe nuk e dinte as ku i binte Gërdeci?! Habilajt nuk i njoh e as nuk kam patur kurrë marrëdhënie me ta. Fati i keq i shpifësit dixhital që po detyrohet të sajojë e kërkojë lidhje imagjinare mes morisë së fotografive në takimet elektorale me mijëra qytetarë të Qarkut të Vlorës”, shkruan Gjiknuri në reagimin e tij të publikuar në rrjetin social Facebook.

 

Të fundit