Flash News

KRYESORE

Foto/ Me hunj dhe lopata, banorët e Astirit kërkojnë largimin e Salillarit nga Unaza e Re

Banorët e zonës së Unazës së Re janë mbledhur paraditen e së hënës pranë kantierit të firmës ‘Salillari’ për të kërkuar ndërprerjen e punimeve dhe largimin e mjeteve të cilat janë vendosur aty prej disa ditësh.

Me hunj dhe lopata në duar, banorët janë shprehur se deri më tani kanë qëndruar qetësisht por do të reagojnë nëse nuk ndërpriten punimet.

Prej më shumë se një muaji banorët e zonës së Astirit, banesat e të cilëve preken nga projekti i zgjerimit të Unazës po protestojnë duke kërkuar anulimin e projektit.

Të fundit