Flash News

KRYESORE

Foto me Obamën/ Rama: Është një lojë politike

Foto me Obamën/ Rama: Është një lojë politike

Kreyeministri Edi Rama ka reaguar në emisionin ‘Real Story’ rreth fotografisë që ai ka bërë me ish presidentin amerikan Barak Obama.

Sipas Ramës, kjo është një çështje e hetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sipas tij, nëse do të kishte gisht në këtë çështje, do të ishte pyetur nga drejtësia amerikane.

Për kryeministrin kjo është thjeshtë një lojë politike që është jashtë interesit të tij. ‘Unë nuk kam asnjë lidhje me asnjë lloj pagese  në lidhje me këtë foto’, u shpreh Rama.

Kujtojmë që një ditë më parë PD i ka kërkuar prokurorisë të nisë hetimet për pagesën e 80 mijë dollarëve, të paguar nga Edi Rama për foton me presidentin e SHBA-së, Barak Obama, në vitin 2012.

Të fundit