Flash News

KRYESORE

Foto/ Mesi nis përgatitjet për ndeshjen me Francën, Ronaldo e ‘përshëndet’ nga dritarja

Kombëtarja e Argjentinës është zhvendosur në qytetin e Kazanit, aty ku do të luajë ndeshjen e 1/8-ave ndaj Francës të shtunën në orën 20:00. Ekipi i Sampaolit është akomoduar në një hotel me 4 yje, i cili quhet ‘Ramada’. Por, ka një detaj, që edhe pse i vogël nuk është se të lë indiferent.

Dhoma e numrit 10-të të Argjentinës do të ketë pamjen nga një portret gjigand në murin e një ndërtese përballë, në të cilën dallohet më shumë se qartë Kristiano Ronaldo.

Dhe si për ironi të fatit, siç dallohet në foto, në këtë portret Ronaldo për më shumë të shkel edhe syrin. Një motiv më shumë për të mos hapur kurrë dritaren e dhomës së hotelit.

Të fundit