Flash News

KRYESORE

Foto/ Mësohen emrat e dy diplomatëve rusë që do të dëbohen nga Tirana

Foto/ Mësohen emrat e dy diplomatëve rusë që do të

Janë identifikuar dy diplomatët rusë që do të dëbohen nga Shqipëria pas vendimit të marrë nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Aleksey Balashov, Sekretar i Parë i Ambasadës së Rusisë, është shpallur ‘non grata’ nga Tirana. Të njëjtin fat ka patur edhe Atasheu Ushtarak rus, Vladislav Filippov (në foto), i cili do të dëbohet së bashku me kolegun tjetër.

Sipas deklaratës së MEPJ, veprimtaria e dy diplomatëve nuk përputhej me statusin e tyre diplomatik, ndërkohë që nuk jepen më shumë të dhëna.

Ndonëse nuk është komunikuar zyrtarisht nga Ministria e Jashtme, kryeministri Edi Rama mësohet të jetë shprehur në mbledhjen e Grupit Parlamentar se, dëbimi i diplomatëve është vendosur në koordinim me Bashkimin Europian, NATO-n dhe Britaninë e Madhe pas helmimit të ish-agjentit rus Sergei Skripal.

Të fundit