Flash News

KRYESORE

Foto/ Mësohet kush është polici i përmendur në audio-përgjimin e Agron Xhafajt

Foto/ Mësohet kush është polici i përmendur në

Në audio-përgjimin e Agron Xhafajt u përmend dhe një polic i quajtur Ermal. ABC News mëson se bëhet fjalë për Ermal Haxhin. Nga verifikimet  e efektivëve të policisë së qarkut Vlorë, Ermal Haxhi, ka qenë i vetmi që ka pasur rol drejtues në periudhën Shtator-Dhjetor 2017, si shef stacioni në Policinë e Dhërmiut.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur verifikimet pas përmendjes së emrit të një punonjësi të policisë në qarkun Vlorës gjatë audioregjistrimit të publikuar nga Partia Demokratike javën e kaluar.

Në atë përgjim, dëshmitari X, Albert Veliu dhe gazetari invesigativ, Jetmir Olldashi, pretendojnë se drogën përtej detit, do ta kalonin nëpërmjet efektivit me emrin Ermal.

Për këtë emër, Pokuroria e Krimeve të Rënda nuk jep informacion, duke thënë se është çështje në hetim dhe mund të dëmtohen provat. Ndërkohë paralelisht organi i akuzës po verifikon të gjitha tabulatet telefonike, të punonjësve të policisë së qarkut Vlorë, me emrin Ermal për të vërtetuar, nëse ka pasur bashkëpunim, ndërmjet efektivëve blu me trafikantët e lëndëve narkotike.

Të fundit