Flash News

KRYESORE

Foto/ Ministres së Ramës po i “thyhen” këmbët, inspekton punimet majë takave

Anila Denaj, është ministrja më e re e kabinetit qeveritar ‘Rama’. Ajo zuri vendin e Arben Ahmetajt pas shkarkimit të tij në dhjetor të 2018-ës, bashkë me gjashtë ministra të tjerë, në krye të ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Edhe pse kohët e fundit është shfaqur mjaft aktive në aktivitete të organizuara në kuadër të dikasterit që përfaqëson, duket se ministrja ka ende shumë për të mësuar.

Në fotot e fundit të publikuara në profilin e saj në ‘facebook’, ministrja Denaj duket se nuk i përshtatet shumë “eventit” ku merr pjesë.

Ajo shfaqet teksa inspekton punimet për ndërtimin e shkollës profesionale "Beqir Çela” në Durrës, një zonë në ndërtim dhe me rrugë të paasfaltuara.

Ndryshe nga pjesa tjetër e grupit që e shoqëron, ministrja Denaj bie menjëherë në sy për veshjen e saj, në pamje të parë për t’u përgëzuar, por aspak të përshtatshme për vendin ku ndodhet.

Me shumë gjasë, ministrja nuk është ndjerë aspak komode teksa ka inspektuar një zonë të amortizuar si kjo në foto, majë takave të larta.

Të fundit