Flash News

KRYESORE

Foto/ Momentet më interesante të Botërorit në sytë e fotografëve

Shpejtësia, mjeshtëria dhe kontrolli janë elementët e futbollistëve më të mirë të Kupës së Botës në Rusi, por e njëjta gjë mund të thuhet edhe për median që e pasqyroi ata.

Agjencia e lajmeve 'Reuters' ka postuar në faqen e vet fotot më të preferuara të tetë fotografëve të saj gjatë muajit të Botërorit.

Në fotogaleri keni dhe komentin përkatës të fotografit që ka shkrepur momentin.

Komenti i fotografit Damir Sagojl: Mund të mos jetë finalja, apo skuadra fituese apo lojtari me famë botërore, por një hedhje është një hedhje. Dhe kjo ishte majft e mirë, e vetmja hedhje e kapur gjatë Kupës së Botës, e mjaftueshme për mua për gjithë turneun.

[caption id="attachment_172970" align="aligncenter" width="1230"] Sulmuesi i Egjiptit, Al-Dausari duke festuar golin e dytë ndaj Egjiptit.[/caption]

Komenti i forografit Darren Staples: Fotoja ime gjatë Kupës së Botës ishte ajo e egjiptianit Amr Vvarda gjatë ndeshjes kundër Uruguajit në Ekaterinburg.

[caption id="attachment_172971" align="alignnone" width="1230"] Sulmuesi i Egjiptit, Amr Uarda duke tentuar të bëjë një rofeshatë.[/caption]

Komenti i forografit Christian Hartmann: Deschamps u hodh në ajër nga skuadra e tij. Ishte një nga fotot më të forta për mua, si një fotograf francez që mbuloja finale e Kupës së Botës dhe dëshmitar i ekipit të tij që sjell trofeun në shtëpi.

[caption id="attachment_172972" align="alignnone" width="1230"] Trajneri i Francës, Dider Deshamps duke festuar me lojtarët pas fitimit të Kupës së Botës.[/caption]

Komenti i fotografit Dylan Martinez: Ishte një histori e madhe, një moment i madh , dhe megjithatë nuk jam për schadenfruede (gjer: gëzim) dhe as një tifoz i vërtetë sporti, kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë Kupën e Botës.

[caption id="attachment_172973" align="alignnone" width="768"] Reagimi i lojtarëve të Gjermanis: Mario Gomez, Mats Hummels, Joshua Kimmich, pas humbjes ndaj Koresë së Jugut.[/caption]

Komenti i forografit Kai Pfaffenbach: Një ndihmës i mban çadrën presidentit rus Vladimir Putin, teksa kolegët e tij të Francës dhe Kroacisë shijuan shiun bashkë me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Duket se presidenti francez Emmanuel Macron nuk e vret mendjen shumë dhe kënaqet për fitoren e skuadrës së tij, teksa kroatja Kolinda Grabar-Kitarovic përqafon trajnerin e skuadrës së saj.

[caption id="attachment_172974" align="alignnone" width="1230"] Presidentja e Kroacisë, Grabar-Kitaroviç, trajneri Zllatko Daliç, presidenti FIFA-s, Xhani Infantino, presidenti Rusisë, Vladimir Putin dhe ai francez, Emanuel Makron gjatë ceremonisë së shpërndarjes së medaljeve.[/caption]

Komenti i fotografit Michael Dadler: Lojtarët kanë dy gjëra të mëdha për të treguar: golat dhe emocionet. Mendoj se kjo foto është një emocion i pastër

[caption id="attachment_172977" align="alignnone" width="1230"] Lojtarët e Francës duke festuar fitoren e Kupës së Botës.[/caption]

Komenti i fotografit Carl Recine: Festimi i Mario Mandzukic ishte një moment fantastic. Ndoshta fotoja më e mirë festive që kam kapur në Kupën e Botës, por dhe si goli që nxorri Anglinë nga kompeticioni gjithmonë I kam parë këto foto me një trishtrim të fshehur.

[caption id="attachment_172978" align="alignnone" width="1230"] Sulmuesi i Kroacisë, Mario Mandzukiç duke festuar me shokët e skuadrës golin e dyte ndaj Anglisë.[/caption]

Komenti i forografit Maxim Shemetov:  Ajo që është e mirë në këtë moment është se para fillimit të Kupës Botërore, ekipi Kombëtar i Rusisë nuk kishte fituar asnjë ndeshje prej disa muajsh dhe i gjithë vendi nuk besonte se ata mund të shkonin larg, ndërsa pas golit ndaj Arabisë Saudite, Dzyuba u përshëndet menjëherë nga trajneri. "

[caption id="attachment_172979" align="alignnone" width="1230"] Trajneri i Rusisë, Stanislav Cherchesov duke përshëndetur sulmuesin Artem Dzyuba, pas golit të tretë ndaj Arabisë Saudite.[/caption]

 

 

Të fundit