Flash News

KRYESORE

Foto në metro, PD përgënjeshtron Taulant Ballën: Kjo është e vërteta e udhëtimit të Bashës me bashkëshorten

Foto në metro, PD përgënjeshtron Taulant Ballën: Kjo

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar deputetin e PS-së, Taulant Balla, i cili publikoi një foto të kryetarit Lulzim Basha dhe bashkëshortes së tij, Aurela, në metro, por që sipas socialistit ishte treni nga Edinburgu në Londër.

PD sqaron se foto është bërë në metronë Londër-aeroport, pasi Basha kishte përfunduar një takim në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe.

“Përfundimet e takimit Taulant Balla dhe Edi Rama do t’i mësojnë shumë shpejt, por sot është rasti të mësojnë se në aeroport nuk shkohet vetëm me makinë luksoze, por edhe me metro, si shumica e qytetarëve”, thuhet në reagimin e PD-së.

Balla u përpoq ta shfrytëzonte politikisht këtë foto, por harron se metronë e ka përdorur edhe ish-kryeministri David Cameron, për të mos folur për kryebashkiakët dhe kryeministrat e Holandës që shkojnë në zyrë me biçikletë. Por mesa duket për të majtin Balla, përdorimi i transportit publik është mundësi për t’u tallur, ndonëse shfrytëzohet nga pjesa më e madhe qytetarëve.

Reagimi i PD:

Disa media shperndane mbreme dhe sot nje foto te Kryetarit te Partise Demokratike, Lulzim Basha me bashkeshorten Aurela duke e paraqitur si nje udhetim me tren nga Edinburgu ne Londer.

Lajmi eshte plotesisht i pavertete. Eshte nje mashtrim, njesoj si burimi qe e ka perhapur ate, Taulant Balla. Te zhytur ne krim dhe korrupsion, Taulant Balla dhe Edi Rama fabrikojne dhe shperndajne cdo dite mashtrime per Partine Demokratike dhe kreun e saj Basha per t’u thene shqiptareve se te gjithe jane njesoj.

E verteta eshte se Kryetari Basha me bashkeshorten eshte ne metrone Londer-Aeroport, pasi zoti Basha kishte perfunduar nje takim ne Ministrine e Jashtme britanike.

Perfundimet e takimit Taulant Balla dhe Edi Rama do t’i mesojne shume shpejt, por sot eshte rasti te mesojne se ne aeroport nuk shkohet vetem me makine luksoze, por edhe me metro, si shumica e qytetareve.​

 

Të fundit