Flash News

KRYESORE

Foto/ Në pritje të konfirmimit zyrtar të transfertës, ja çfarë bën Neymar

Konfirmimi zyrtar për transfertën ende nuk ka mbërritur në Liga 1 në Francë dhe sulmuesi brazilian Neymar nuk mund të luaj ende me fanellën me numrin 10 të PSG.

Por, kjo nuk e ka shqetësuar fare brazilianin, i cili ka vendosur të pushoje dhe argëtohet disa ditë.

Bashkë me një grup miqsh të tij ai ka shkuar në Costa Azzurra dhe më pas me jahtin “Ginevra”, braziliani është drejtuar për në St. Tropez ku ka vendosur që të vazhdojë argëtimin me grupin e miqve të tij.

Numri 10 i PSG nuk preokupohet shumë për vonesën e ardhjes së konfirmimit zyrtar të transfertës, por ai është i gatshëm në çdo rast që të vihet në dispozicion të trajnerit Unai Emery.

Të fundit