Flash News

KRYESORE

Foto nga karantina/ Kryemadhi duke bërë punët e shtëpisë: Qeveria të marrë masa

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ndryshe nga drejtuesit e tjerë të politikës në Shqipëri, ka zgjedhur që këto ditë karantinimi të ndajë me shqiptarët foto duke bërë punët e shtëpisë.

Ditën e sotme ajo shfaqet në një foto pranë lavamanit. Por Kryemadhi nuk harron të japë edhe një mesazh politik në apelin që i bën Qeverisë që të marra masa të menjëhershme me qëllim zbutjen e impaktit negativ që kjo situatë do ketë mbi ekonominë e vendit.

“Prej ditës së djeshme, ka shumë prej jush që vazhdoni më pyesni si e kaloj ditën dhe gjithashtu të ndaj momente të tjera nga përditshmëria. Janë të shumta edhe komunikimet tuaja ku më tregoni si po i kaloni këto momente vështirësie emocionale dhe ekonomike.

Ndërsa ne përkujdesemi për familjet tona, priten nga qeveria veprime të menjëhershme për zbutjen e impaktit negativ që kjo situatë do ketë mbi ekonominë e vendit.

Është koha për ndihma sociale për më të pamundurit dhe masa ekonomike konkrete, që të sigurohet me çdo kusht mosmbyllja e bizneseve dhe ruajtja e vendeve të punës”, shkruan Kryemadhi.

Të fundit