Flash News

KRYESORE

Foto nga vendngjarja/ Vrasja në Tiranë, zbulohet emri i viktimës

Foto nga vendngjarja/ Vrasja në Tiranë, zbulohet emri i viktimës

Është zbardhur identiteti i personit që mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme në zonën e ‘Kinostudios’ në Tiranë. raportohet se ai është Marjo Mallojari.

Vrasja ka ndodhur pranë një karburanti teksa nuk dihen ende motivet e ngjarjes.

Policia ka ngritur pika kontrolli në disa zona.

Njoftimi paraprak i policisë:

Rreth ores 20.25 ne nje rrugice qe lidhet me rrugen "Aleksander Moisiu" eshte vrare me arme zjarri, dyshohet pistolete, shtetasi M.M, 28 vjeç.

Grupi hetimor ka mberritur brenda pak minutash ne vendngjarje dhe po sekuestron e grumbullon çdo prove per te identifikuar dhe perballur me drejtesine autoret e krimit.

Forca te shumta policie kane ngritur pika kontrolli ne zone, si dhe ne te gjitha rruget lidhese me vendin e ngjarjes. Per hetimin e saj eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor me specialiste te Drejtorise Vendore te Policise Tirane.

Policia ka shoqeruar e po vijon shoqerimin e disa shtetasve qe mund te ndihmojne me deshmite e tyre per zbardhjen e rrethanave te vrasjes.

 

Të fundit