Flash News

KRYESORE

Foto/ Ngrirje e thellë, vorbulla polare përfshin Amerikën

Zyrtarët thonë se temperaturat mund të arrijnë deri në -40 ° C, teksa vorbulla polare është përhapur nga lindja në perëndim. Çikago është zgjuar mëngjesin e së mërkurës në temperatura më të ftohta edhe se në Antarktidë. "The Guardian" sjell disa foto ku e ilustron gjendjen në të cilën ndodhet Amerika ditën e sotme:

Një këmbësorë ndalon për të bërë një fotografi tek lumi i Çikagos, për të kapur fenomenin e  hidhur të të ftohtit që po konsiderohet si një "vorbull polare", e cila ka kapur shumicën e shteteve qendrore dhe lindore të Shteteve të Bashkuara. Fotografia: Pinar Istek / Reuters

  Mjegulla në syzet e një studenti nga temperaturat nën zero në Universitetin e Minesotës në Mineapolis 

Fotografia: Eric Miller / Reuters

 

Stalaktitet e formuara jashtë një dyqani (fustanesh nusërie) në Mineapolis Fotografia: Stephen Maturen / AFP / Getty Images

 

Këmbësori kalon në Canfield Avenue në Detroit. Fotografia: Jeff Kowalsky / AFP / Getty Images

 

Formimi i stalaktitet në 'North Avenue Beach' nga Liqeni Miçigan në Çikago Fotografia: Pinar Istek / Reuters

 

Avulli i ujit ngrihet mbi St Anthony Falls në lumin Mississippi Fotografia: David Joles / AP

 

Një pasagjer treni në Çikago në stacionin e "Irving Park" Fotografia: Nam Y Huh / AP

 

Punonjësit e aeroportit largojnë akullin në krahët e një avioni të linjës "Southwest Airlines", në aeroportin Midway në Çikago Fotografia: Scott Olson / Getty Images

 

Format e akullit përgjatë bregut të Liqenit të Miçiganit, para lindjes së diellit në Çikago Fotografia: Kiichiro Sato / AP

Të fundit