Flash News

KRYESORE

Foto/ Nis përgatitja për Transportin Publik, si do të ulemi në urbanët e Tiranës pas pandemisë

Dje, kryeministri Edi Rama deklaroi në Parlament se brenda majit do të hapet gjithçka pas gjendjes së pandemisë që përfshiu vendin që në fillim të marsit.

Ndërkohë që masat lehtësuese kanë ardhur gjithnjë e në rritje, disa shërbime mbeten ende të mbyllura, pasi konsiderohen me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e virusit siç është transporti publik.

Shoqatat e Transportit Publik në Tiranë kanë nisur tashmë përgatitjet për rikthimin e qarkullimit të urbanëve në Tiranë, por me rregulla krejt të reja për ruajtjen e distancimit social, me numër të kufizuar pasagjerësh dhe të gjithë të pajisur me maska.

Mendohet që në një autobus të mos udhëtojnë më shumë se 25 persona, si dhe të shmanget prania e fatorinos.

Të fundit