Flash News

KRYESORE

Foto/ Një tjetër provë që tregon se Bashkim Fino do garojë për kreun e FSHF-së

Prej kohësh përflitet se deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino do të lerë mandatin dhe do të garojë për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit. Vetë Fino nuk e ka zyrtarizuar ende por çdo ditë e më shumë zërat që e çojnë Finon drejtë kësaj gare po forcohen edhe më shumë.

Edhe ditën e sotme në Kuvend ka pasur një ‘provë’ që shkon në favor të këtyre zërave. Fino është fiksuar nga kamerat duke biseduar me deputetin Fidel Ylli. Ky i fundit njihet për pasionin që ka për sportin dhe në daljet mediatike ka qenë i fokusuar vetëm tek çëshjtjet e sportit.

Biseda mes Finos dhe Yllit vjen vetëm pak ditë pas deklaratave të bëra nga ky i fundit ku tha se nëse Fino do të garojë për kreun e FSHF-së atëherë ai do ta mbështes.

Të fundit