Flash News

KRYESORE

Foto/ Nuk pyesin për shi

Reshjet e shiut duket se nuk e kanë mpakur protestën studentore. Tubimi studentor që ka nisur prej orës 9 vazhdon edhe pse, përveç qeverisë tashmë ka 'kundërshtar' edhe shiun. Studentët kanë hapur çadrat dhe vazhdojnë rezistencën paqësore përpara ministrisë së Arsimit, raporton nga terreni gazetarja e Politiko, Jona Kazani.

Sot protesta studentore hyn në ditën e katërt. Kërkesat e të rinjve kanë të bëjnë me tarifat studentore, por edhe me sovranitet të organeve akademike që marrin vendime për universitetin duke kërkuar që studentët dhe pedagogët të përfaqësohen aty në mënyrë të drejtë.

Protesta ka gjetur mbështetje masive.

Të fundit