Flash News

KRYESORE

Foto/ “Pa siguri dhe në varfëri ekstreme”, mbyllet protesta e opozitës në Elbasan

Protesta e organizuar nga përfaqësuesit e opozitës në Elbasan është mbyllur duke rikthyer në normalitet aksin që lidh qytetin me Peqin në Papërr.

Protestës iu bashkuan banorë e zonave urale dhe bashkive të tjera të këtij qarku. Me thirrje e parulla të shumta kundër qeverisë, ata kërkojnë punë e dinjitet. Shumica e protestuesve shprehen se janë të papunë dhe në gjendje ekonomike të vështirë. Ata thonë se pavarësisht propagandës, qeveria nuk ka mbajtur asnjë premtim.

“Taksat na i merr çdo ditë, por asnjë investim nuk na kthehet në mirëqenie për ne. Vjedhin djersën tonë. Gjendja ekonomike e familjeve është përkeqësuar. Ndjehemi te braktisur nga Qeveria. Nuk mbajti asnjë premtim. Çdo ditë e më shumë po varfërohemi. Të rinjtë po largohen nga Shqipëria, se nuk kanë punë dhe po mbesin rrugëve. Qytetet po braktisen. Të gjithë kundër Kryeministrit te varfërisë”, janë shprehur protestuesit për ‘News 24’.

Të fundit