Flash News

KRYESORE

Foto/ Pak para festës së PS, kush e shoqëron Edi Ramën te ‘Vollga’ në Durrës

Foto/ Pak para festës së PS, kush e shoqëron Edi Ramën te

Dita e djeshme ka qenë e ngjeshur për kabinetin qeveritar, pasi mbledhja e radhës u zhvillua nga Tirana në Durrës. Kjo përkonte edhe me festën e socialistëve në 27-vjetorin e themelimit, e cila u mbajt në qytetin bregdetar.

Mirëpo, para se të nisë festa, duket se Rama e ka konsumuar një kafe në lokalin e njohur te ‘Vollga’. Në foton e publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, Rama shfaqet i shoqëruar me kreun e bashkisë, Vangjush Dako.

“Tek Vollga, Noriega me Gjushin dhe kusur para 30 min po festojne shndërrimin e Partisë Socialiste në Parti Siçiliste!”, shkruan me ironi Berisha në ‘Facebook’.

Të fundit