Flash News

KRYESORE

Foto/ Pas kritikave për Bashën, Majlinda Bregu dëgjon ‘leksionin’ e Ramës në Gjirokastër

Pas debateve dhe kritikave në drejtim të kreut të Partisë demokratike, Lulzim Basha lidhur me vendimin për të bojkotuar zgjedhjet, deputetja demokrate, Majlinda Bregu ka marrë pjesë  në eventin e organizuar nga ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin në Gjirokastër.

Me rastin e Ditës së Europës, Bregu është parë teksa ndjek me vëmendje ‘leksionet’ e kryeministrit Rama e ulur pranë ish ministrit të Çështjeve vendore, Blendi Çuçi, nga ku kryeministri nuk ka nguruar të thumbojë edhe kundërshtarin e tij Lulzim Basha.

Rama bëri thirrje për të kapërcyer problemet në politikë dhe në 18 qershor shqiptaret të japin një mesazh të qartë për rrugën drejt europës.

 

Të fundit