Flash News

KRYESORE

Foto/ Pas kthimit nga Haga, Thaçin e presin me festë e flamuj në Morinë

Ka përfunduar sot intervisitimi i presidentit të Kosvës Hashim Thaçi në Hagë, në lidhje me aktakuzat për krime lufte.

Ditën e sotme presidenti Thaçi mbërrit në Rinas dhe u nis drejt Kosovës.

Qytetarë të shumtë kanë dalë për ta pritur në pikën kufitare të Morinës, me flamuj kombëtarë dhe të UÇK-së.

Ndërsa presidenti Thaçi njofton:

"Sapo kam zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrij në Kosovë. Nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë! HTH"

Të fundit