Flash News

KRYESORE

Foto/ Pas Kuvendit në protestë, kush është deputeti që iu bashkua dje opozitës

Ashtu siç kishte deklaruar edhe më herët, deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi i është bashkuar dje protestës së 10-të kombëtare që zhvilloi opozita e bashkuar në bulevard.

Ai është shfaqur mes protestuesve, madje ka publikuar edhe foto ‘selfie’ si pjesëmarrës në protestë.

“Nga protesta e 10 - të e opozitës së Bashkuar. Rezistencë deri në zgjedhje gjithëpërfshirëse lokale dhe të parakohshme për të ardhmen e sigurt drejt Evropës”, shkruan Maliqi në rrjetet sociale.

Kujtojmë se seanca parlamentare u zhvillua në orën 17.00, ndërsa protesta e opozitës u zhvillua tri orë më vonë në orën 20.00.

Të fundit