Flash News

KRYESORE

Foto/ PDIU kalon në opozitë, Basha shtrëngon duart me Mesila Dodën

Foto/ PDIU kalon në opozitë, Basha shtrëngon duart me Mesila

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i është bashkuar zyrtarisht ditën e sotme koalicionit opozitar.

Në tryezën e negociatave të mbajtura sot në hotel Rogner, Basha shoqërohej nga Edmond Spaho dhe Albana Vokshi ndërsa PDIU përfaqësohej me Shpëtim Idrizin, Mesila Dodën dhe Dritan Sejko.

Pas takimit, Basha dhe Idrizi dolën edhe para mediave ndërsa në fund pati edhe një shtrëngim duarsh.

Kreu i PD-së ka shtrënguar duart edhe me Mesila Dodën, ish-deputeten demokrate e cila ka qenë edhe një nga kritikët e kryedemokratit. Pas kritikave ndaj Bashës, Doda u largua më pas për t’u bërë pjesë e PDIU-së.

 

Të fundit