Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
FOTO/ Për lekët e ish-të përndjekurve e kursejnë shtetin, për makinat e veta maazallah. Luksi i ministrave të Ramës
Politiko.al
Deputët e Partisë Socialiste dhe ministrat e saj kanë votuar të enjten në parlament kalimin e një projekligji që u heq të drejtën e dëmshpërmblimeve të viteve të burgimit apo persekutimit pasardhësve të ish-të përndjekurve poltikë në Shqipëri.
Me këtë ligj ata i kanë ‘kursyer’ arkës së shtetit, siç kanë bërë përpjekje edhe në Gjykatën e Strasburgut për të ndikuar gjykatën europiane që t’i kundërvihet ish-pronarëve shqiptarë që kanë hedhur në gjyq shtetin për tokat e tyre të pakompensuara. Gjë që u pa qartë në përgjimin e ish-kryetarit të KQZ Denar Biba dhe presionit të tij ndaj gjykatësit të GjS, Ledio Bianku.
Kursimtari në raport me shtresat vulnerable, si të përndjekurit nuk ndiqet edhe për rehatinë e by…. së tyre. Një vëzhgim i fotoreporteres së Politiko.al, Jona Kazani, sjell paradën e makinave të shtrenjta me të cilët vijnë në parlament ministrat e qeverisë Rama.