Flash News

KRYESORE

Foto/ Përfshihet nga flakët gjatë ecjes autobusi i linjës Fier-Përmet

Një autobus i linjës Fier-Përmet është përfshirë nga flakët në ecje e sipër.

Nga informacionet paraprake të policisë bëhet me dije se autobusi me targa AA 502 BE, duke udhëtuar me pasagjerë nga Fieri për në Përmet, në fshatin Malas të Mallakastrës ka marrë flakë në ecje e sipër.

Menjëherë pasi janë vënë re flaket në kroskotin e makinës pasagjerët kanë zbritur të gjithë nga autobuzi, ndërkohë që raportohet se nuk ka patur të lënduar.

Sipas policisë shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një defekt teknik.

 

 

Të fundit