Flash News

KRYESORE

Foto/ Pësoi ishemi cerebrale, Paulin Sterkaj përshëndet nga spitali  

Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi se deputeti i PS, Paulin Sterkaj është shtruar në spital, pasi po kalonte një gjendje të vështirë shëndetësore.

Sterkaj pësoi ishemi cerebrale dhe prej dy ditësh është shtruar në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. Mjekët kanë sqaruar që prej ditës së djeshme se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, së fundmi është publikuar edhe një foto e deputetit, i cili përshëndet me dorën e ngritur nga spitali ku ndodhet i shtruar.

Të fundit