Flash News

KRYESORE

Foto/ Piktura e Ramës që ironizon paktin Meta-Berisha në 2009-ën

Kryeministri Edi Rama do të hapë të premten ekspozitën personale në Berlin të Gjermanisë në galerinë Carlier/Gebauer në Berlin.

Mes pikturave të publikuara nga galeria, gjendet edhe një skicë mbi një axhendë e Ramës, përkrah së cilës shkruhet: “Tirana peng i paktit Meta – Berisha’.

Skica ka gjasa të jetë pikturuar në Janar të vitit 2009, ndërsa shihet se dominon ngjyra e zezë, me nuanca të kuqe.

Ekspozita e Ramës përfshin një serë vizatimesh të reja, të krijuara nën dokumentet e punës, shënime të një dite normale në zyrë ose të krijuara nxitimthi gjatë një telefonate, ose një takimi zyrtar, si dhe skulptura qeramike, të cilat të sjellin imazhin e zyrës së tij në Tiranë.

Të fundit