Flash News

KRYESORE

Foto/ Policët izraelitë infiltrohen në protestën e palestinezëve dhe i arrestojnë

Ky është momenti dramatik kur disa agjenë të fshehtë të policisë izraelite arrestojnë protestuesit palestinezë dhe detyrohet të nxjerrin armët dhe të qëllojnë në ajër në mes të zemërimit të vazhdueshëm mbi vendimin e Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Fotografitë tregojnë oficerët me pistoleta që i shtrinë protestuesit në tokë pas infiltrimit në një demonstratë me rreth 150 burra në qytetin e Ramallahut në Bregun Perëndimor.

Policia qëlloi në ajër për të shpërndanë turmën në periferi të qytetit, para se dhjetëra ushtarë t’u vinin në ndihmë.

Disa burra që mbanin fytyrën të mbuluar, mes tyre edhe dikush një flamur palestinez të mbështjellë rreth kokës së tij, nxorrën më pas pistoletat.

Të fundit