Flash News

KRYESORE

Foto/ Portieri ‘hakmerret’ ndaj kryeministrit

Foto/ Portieri ‘hakmerret’ ndaj kryeministrit

Portieri i Spanjës, David de Gea, është hakmarrë ndaj kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez. Ky i fundit, dy vite më parë e kritikoi portierin, kur ai u implikua në akuza seksuale, akuza të cilat ai i kishte mohuar gjithsesi.

Sot, Sanchez, i cili mban postin e kryeministrit, ka shkuar të takojë ekipin e kombëtares së Spanjës në prag të nisjes së kampionatit Botëror. Por ajo që tërhoqi vëmendje ishte gjesti i De Geas. Edhe pse shokët e tij të skuadrës ishin rreshtuar dhe po duartrokisnin kryeministrin, portieri i ka mbajtur duart në xhep. Një veprim ky që mediat spanjolle e kanë mbiquajtur “hakmarrja e De Geas”.

Të fundit