Flash News

KRYESORE

Foto/ Protesta e banorëve të Unazës së Re merr "bekimin" e Fatos Nanos

Banorët e Unazës së Re prej shumë ditësh vazhdojnë që të protestojnë kundër projektit të qeverisë për ndërtimin e unazës dhe prishjen e banesave të tyre. Tashmë kryeqytetasit janë mësuar me bllokimet që ata i bëjnë rrugës.

Këtë herë duket se në trafik u bllokua edhe ish lideri i Partisë Socialiste Fatos Nano. Ish kryeministri i vendit, ishte në makinë me bashkëshorten e tij, kur është përballur me protestuesit.

Ai i ka përshëndetur ata, ndërkohë që ka bërë me dorë shenjën “OK”. Kështu, ai miraton protestën e banorëve, të cilët janë kundër projektit, që e shikojnë si të korruptuar dhe që i nxjerr ata nga banesat e tyre.

Të fundit