All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Foto/ Protesta te Drejtoria e Policisë, u bashkohet qytetarëve edhe bashkëshortja e Lulzim Bashës

Foto/ Protesta te Drejtoria e Policisë, u bashkohet qytetarëve edhe
All - Paragraf - 1

Qytetarë të shumtë dhe përfaqësues të lartë të opozitës po protestojnë prej orës 11.00 para godinës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

All - Paragraf - 3

Ata kërkojnë lirimin e qytetarëve, deri tani të konfirmuar jo zyrtarisht 50 persona, të arrestuar nga policia gjatë gjithë natës së mbrëmshme në sajë të protestës së organizuar dje nga opozita, si dhe për të dënuar dhunën e ushtruar ndaj Sekretarit Organizativ të PS, Sahit Dollapi.

Ndërkohë, ajo që bie në sy është se veç ish deputetëve, qytetarëve u është bashkuar edhe bashkëshortja e kreut të PD, Lulzim Basha, Aurela.

Po ashtu, në protestë pritet të jetë edhe vetë Basha, ndërsa prezent që në krye të herës kanë qenë aleatët e tij Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Dashamir Shehu, apo ish deputetët Edi Paloka, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Ervin Salianji etj.

Të fundit