Flash News

KRYESORE

Foto/Qeveria e quan të rrënuar, turistët e huaj e kanë zgjedhje të parë

Foto/ Jona Kazani

Tirana si kryeqytet i Shqipërisë, vizitohet nga shumë turistë të huaj, të cilët marrin rrugën e me kuriozitet vijnë këtu për të zbuluar kulturën dhe traditat e vendit tonë.

Mes vendeve të pakta që Tirana ka për të eksploruar është edhe Teatri Kombëtar, ku grupet e turistëve ndalojnë dhe shkrepin ndonjë foto.

Për shkak se ndodhet edhe në pjesën që njihet si Tirana historike, thuasje të gjithë turistët që vizitojnë kryeqytetin ndalen para godinës së Teatrit Kombëtar.

Ata ecin ngadalë dhe shikojnë me vëmendje teatrin, i cili është pjesë e kulturës dhe artit shqiptar.

Të gjithë njerëzit, nga çdo cep i botës, kur vendosin të udhëtojnë diku, sigurisht duan të njohin ndërtesa historike që i përkasin këtij vendi, të shikojnë diçka ndryshe apo karakteristike, të zbulojnë artin dhe traditat.

Teatri Kombëtar përveçse është mbartës i kulturës e artit shqiptar, është edhe ndërtesë historike, që sigurisht përbën interes për turistët që e vizitojnë.

Po nëse teatri shembet, çfarë do të vizitojnë këta turistë në Tiranë? Çfarë gjëje të veçantë do të vizitojnë ata? Në cilat mure do ta gjejnë kulturën dhe artin e artistëve të këtij vendi?

Ndër institucionet e tjera historike që vizitohen nga turistët, mund të përmendim edhe Galeria e Arteve apo Muzeun Historik Kombëtar, të cilat nëse shembet teatri, mund t’iu vijë radha shumë shpejt.

Të fundit