Flash News

KRYESORE

FOTO/ Qeveria emëron drejtor të Portit të Shëngjinit njeriun e Arben Ndokës

Ditën e sotme u shkarkua nga detyra kreu i Portit të Shëngjinit Gjovalin Tusha ndërkohë që në vend të tij u emëra Ermal Pacaj, i cili mban edhe postin e kryetarit të FRESSH në Lezhë.

Pacaj është i njohur si nga njerëzit e afërt të ish-deputetit socialist, Arben Ndoka, të cilin ambasadori amerikan e ka përmendur si një lidhje mes krimit dhe politikës.

Po t’i hedhësh një sy rrejtit socialt të Pacaj janë disa foto ku ai shihet krah Ndokës. Pacaj ka qenë edhe një nga personat i cili në profilin e tij në Facebook ka shpërndarë deklaratën ku Arben Ndoka kundërshonte ambasadorin amerikan Donald Lu sa i takon përmendjes së emrit të ish-deputetit.

Madje në një postim të publikuar nga Pacaj ai thotë se “Arben Ndoka eshte nje Zhan Valzhan” duke ju referuar personazhit të Hygoit tek "Te Mjeret”.

 

Të fundit