Flash News
Shtyhet sërish procesi për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Foto/ Qytetarët 'kërcënohen' për Covidin, socialistët nuk pyesin për masat që vendosën vetë
Ndërsa pandemia Covid-19 në Shqipëri është në pikun e saj me raste që shtohen e dyfishohen, ministria e Shëndetësisë e qeveria bëjnë thirrje të përsëritura për respektim të rregullave.
Megjithë ‘presionin’ që u bëhet qytetarëve për zbatim të masave anti-covid e paralajmërit të fundit të ministres Manastirliu se do të ketë ndëshkime të rënda për shkelësit, duket se vetë socialistët nuk i respektojnë këto masa.
E ndërsa grumbullohen në salla të mbyllura, nuk respektojnë as distancën fizike nga njëri tjetri.
Fotot e fundit vijnë nga takimet që disa deputetë socialistë kanë pasur me bazën në qytetin e Vlorës, ndërkohë që nuk kanë munguar takimet në kafe. Nuk dihet nëse ministrja Manastirliu, të cilën e shohim çdo ditë në ekran, duke paralajmëruar e kërcënuar bizneset, t'iu ketë çuar ndonjë mesazh kolegeve të veta, që pozojnë si të ishim në kushtet më normale, e koronavirusi të mos ekzisonte.
[gallery ids="395719,395718,395717"]
[gallery ids="395712,395709,395708"]