Flash News

KRYESORE

Foto/ Rama “braktis” Tiranën, ku është duke pirë kafen e mëngjesit

Kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në Tiranë. Bashkë me kabinetin e tij pritet të zhvillojë mbledhje të përbashkët me qeverinë e Malit të Zi në Shkodër.

Mediat lokale po pasqyrojnë takimin hap pas hapi dhe pak minuta më parë kanë publikuar një foto të kryeministrit në një nga lokalet në qendër të qytetit verior, duke konsumuar kafen e mëngjesit.

Si vend për këtë takim të përbashkët mes dy qeverive sipas burimeve nga mediat lokale është përzgjedhur që të jetë fototeka kombëtare “Marubi”.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se mes dy qeverive do të firmosen disa marrëveshje bashkëpunimi që kanë të bëjnë me zhvillimin e dy shteteve fqinje.

Në fund të këtij takimi të qeverisë së Shqipërisë dhe Malit të Zi do të ketë edhe një konferencë për shtyp të përbashkët nga kreu i qeverisë shqiptare dhe atij të Malit të Zi.

Të fundit