Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Foto/ Rama mban fjalën në Kuvend, ministri i tij kapet duke shkelur hapur Kodin e Sjelljes
Ndërsa kryeministri mbante fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, pasi opozita kishte braktisur seancën, kamerat kapën një nga ministrat e tij në një moment “flagrant”.
Bëhet fjalë për ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ai cili siç edhe duket nga kjo foto thyen hapur Kodin e Sjelljes së ligjvënësve në Kuvendin e Shqipërisë, duke folur në celularë.
Në fakt, Kodi i Sjelljes i votuar nga deputetë e ministra shkelen fillimisht nga vetë ata. Klosi fillimisht ka tentuar të mos bjerë në sy, duke vënë dorën para gojës, por më pas instinktivisht ka nisur të flasë lirshëm, edhe pse shefi i tij, kryeministri Edi Rama po mban fjalën në foltore.
Me këtë gjest, ministri Klosi ka treguar jo vetëm mungesë ndaj tij, por edhe gjerë.