Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Foto/ Ramës dhe Kurtit ia ndërpret takimin një personazh i veçantë
Kryeministri Edi Rama dhe lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili pritet që të ndërtojë qeverinë e re në Kosovë e kanë ndërprerë takimin tyre, për të poseduar për disa momente me një nga personazhet më të famshëm të botës kinematografike, aktorin Gerard Depardieu.
“Në mes të një bashkëbisedimi të gjatë prej disa orësh me Albinin, ku hapëm shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive, patëm një moment pushimi të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviçi”😊”, shkroi Rama në profilin e tij në Facebook.
Prej disa orësh Kurti gjendet në kryeministri, ku po flet me Ramën për një bashkëpunim më të ngushtë Kosovë – Shqipëri.