Flash News

KRYESORE

Foto/ Ranë në greminë, ndërron jetë njëri prej të aksidentuarve në Surrel

UBDATE/ Njëri nga tre të aksidentuarit në Surrel, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital, raporton News 24.

Sipas burimeve nga vendngjarja raportohet se viktima është një djalë i moshës 25-30 vjeç, ndërsa të plagosur janë dy persona të moshës 55 vjeç dhe 60 vjeç.

Kujtojmë që makina tip fouristradë me targa ‘AA255JH’ përfundoi në greminë rreth orës 18:30 të ditës së sotme rrugës për në Dajt në fshatin Surrel.

Pas sinjalizimit nga qytetarët e zonës së Surrelit se një makina doli nga rruga dhe përfundoi në greminë, policia, zjarrfikësja dhe ambulanca shkuan në vendin e ngjarjes duke i nxjerrë.

Akoma nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Të fundit