Flash News

KRYESORE

Foto/ Rita Ora 'përvesh mëngët', ndihmon të prekurit e tragjedisë së Londrës

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora i ka ardhur në ndihmë të prekurve të tragjedisë që ndodhi dje në rezidencën 24 katëshe ‘Grenfell Tower’, Londër.

Këngëtarja me famë botërore është fotografuar duke mbajtur ujë dhe shpërndarë furnizime rreth zonës.

 25-vjeçarja e vizitoi vendin vetëm pak orë pasi flaka e tmerrshme la të paktën 17 të vdekur dhe dhjetra të plagosur. Ngjarja e ka prekur emocionalisht yllin e popit pasi aty ishte vendi ku ajo kishte kaluar fëmijërinë.

 Gjithashtu ajo u ka bërë thirrje të gjithë fansave nëpërmjet një postimi në Snapchat që të bënin të jëtën gjë si ajo dhe të ndihmonin njerëzit.

 “Ju lutem ejani dhe na ndihmoni nëse mundeni”-ka shkruar Rita.

Të fundit