Flash News

KRYESORE

Foto/ Shembja e urës në Genova, mes viktimave edhe një shqiptar

Foto/ Shembja e urës në Genova, mes viktimave edhe një shqiptar

Mes viktimave në tragjedinë e shënuar një ditë më parë në Genova të Italisë është renditur edhe një shqiptar.

Nga shembja e urës deri tani janë konfirmuar 38 viktima, ndërsa pak minuta më parë u konfirmua edhe gjetja një shqiptari.

Bëhet fjalë për 22-vjeçarin Marios Djerri. Ai është me origjinë nga Shijaku dhe jetonte prej vitesh bashkë me familjen në Genova të Italisë.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët e të riut dhe kanë sqaruar se i riu po shkonte në punë kur është shembur ura, e si pasojë gjeti vdekjen.

Paraprakisht, dyshohet se i Marios ka qenë në makinë bashkë me një shqiptar tjetër. Aktualisht po vijojnë kërkimet edhe për gjetjen e shqiptarit tjetër.

Zjarrfikësit punuan gjithë natën dhe nxorën tre trupa të tjerë nga rrënojat e urës.

Të fundit