Flash News

KRYESORE

Foto/ Shfaqen gropa të çuditshme në fushën e Dropullit. Agjencia e Mjedisit konfirmon shkakun

Ditët e fundit në fushën pranë fshatit Vanistër në Gjirokastër u shfaqën disa gropa të cilat sollën jo pak habi tek banorët.

Dyshimet e para të banorëve të zonës ishin se këto gropa mund të  ishin shkaktuar nga goditje meteorësh. Por agjencia e Mjedisit në Gjirokastër sqaroi se kemi të bëjmë me fenomen gjeologjik me veprimtari të ujërave nëntokësore.

Shkaku janë prurjet e shumta të ujërave nga burimi nëntokësor i shpellës së Skotinisë por kërkohet një studim më i specializuar gjeologjik.

Të fundit