Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Foto/ Si dukej Shkodra pas demonstratës antikomuniste të 13 dhjetorit 1990
Kërkuesi Kastriot Dervishi ka publikuar dy fotografi që kanë lidhje me të nesërmen e protestës antikomuniste të 13 dhjetorit 1990 në qytetin e Shkodrës, ku edhe u rrëzua për herë të parë busti i Enver Hoxhës.
Shkruan Kastriot Dervishi:
Më 13 dhjetor 1990 në qytetin e Shkodrës u zhvillua një demonstratë kundër regjimit komunist. Ndër të tjera, në këtë demonstratë u rrëzua busti i diktatorit që ndodhej në qendër të këtij qyteti. Rezulton se ky bust është i pari i hequr nga piedestalet e qyteteve tona. Për ngjarjen e 13 dhjetorit u ndaluan 78 persona, prej të cilëve 42 u arrestuan. Deri në datën 24.12.1990 u dërguan në gjyq 50 persona. Parullat e hedhura në këtë demonstratë ishin: "Liri, demokraci", e me pas me parullat "Enver Hitler”, "Poshtë Enver Hoxha", "Poshtë dhuna","Rroftë Amerika”, “Poshtë Policia”, “Ushtria është me ne!, “Ky pushtet mori fund”, etj.
Fotografitë bashkëlidhur tregojnë godinën e Komitetit të PPSH-së në Shkodër të nesërmen e demonstratës së 13 dhjetorit 1990, si dhe bustin e Enver Hoxhës në këtë qytet.
Te fotoja e komitetit spikat parulla e madhe në tarracë kushtuar “njeriut të ri”, “veprës më madhore” të regjimit komunist.