Foto/ Si e festoi bota ndërrimin e viteve: nga New York-u i Trump në ‘tokën atomike’ të Kim Yong Un

Me më pak se 20 orë në 2018, shijen e shampanjës ende në buzë, tani është koha që të hapim albumin e fotografive të bëra dje për të rikujtuar sa shumë kemi festuar. Por tani është gjithashtu edhe koha për të parë se si ndërrimi i viteve është festuar në vende të ndryshme të botës.

Fishekzjarrët ndriçojnë qiellin mbi Kremlinin dhe Katedralen e Shën Bazilit në Moskë. (Getty Images)

Fishekzjarrët shpërthejnë mbi Gjirin Viktoria dhe Qendrën e Konventave dhe Panaireve në Hong Kong gjatë festimeve për Vitin e Ri. (Getty Images)

Sidney feston ndërrimin e viteve. Getty Images)

 

Fishekzjarrët shpërthejnë nga Ura e Gjirit dhe Shtëpia e Operas në Sidney.

Zelanda e Re pret Vitin e Ri me festime. (Getty Images)

Si gjithmonë, festimet në Dubai janë mahnitëse (Getty Images)

Kulla e Vjetër UAP në Najrobi, Kenia, ndriçohet nga fishekzjarrët. (Getty Images)

New York City e festoi ndërrimin e viteve me rënien tradicionale të topit. (Getty Images)

Në Paris festa ishte te Arc de Triomphe. (AFP)

Ora e Puerta del Sol në Madrid i uron  mirëseardhjen Vitit të Ri. (EPA)

Në Athinë, as Partenoni nuk ngeli jashtë festimeve për Vitin e Ri. (EPA)

Në Rio De Janeiro, Viti i Ri i gjeti njerëzit duke festuar në plazh. (AFP)

Në Singapor, as shiu nuk i mbajti spektatorët larg shfaqjeve me fishekzjarrë.

Korea e Veriut dëshmoi që nuk ka vetëm fuqi nukleare, por edhe barut festiv.

Në Bejrut, festuesit pushtuan rrugët për të fotografuar fishekzjarrët kremtuese. (AP)