Flash News

KRYESORE

Foto/ “S’ka dialog”, bashkia nis fshirjen e parullave të studentëve

Foto/ “S’ka dialog”, bashkia nis fshirjen e parullave të

Në këto 15 ditë proteste, vendosmërinë e tyre për të mos pranuar asnjë lloj negociate me qeverinë pa plotësuar më parë tetë kërkesat e paraqitura, studentët e kanë artikuluar jo vetëm në daljet mediatike por edhe përmes parullave që kanë shfaqur.

“S’ka dialog”, shkruhej në një prej parullave të shkruar në murin që ndodhet në hyrje të Universitetit Politeknik. Por pasditen e sotme, siç shihet edhe në foton e siguruar nga Politiko, punonjës të bashkisë së Tiranës kanë nisur t’i fshijnë ato.

Nuk dihet kush ka urdhëruar një veprim të tillë por ai vjen në një moment që protesta e studentëve vijon ende, madje paraditen e sotme ata ishin sërish para kryeministrisë dhe pak metra larg vendit ku ishte shkruar parulla në fjalë.

Të fundit