Flash News

KRYESORE

Foto/ Socialistja kundër Vangjush Dakos për projektin ‘Veliera’: Kjo është gjëja më e shëmtuar në të gjithë territorin shqiptar

Ish-kryetarja e FRESSH, Joleza Koka është ndër të parat nga radhët e Partisë Socialiste që ka dalë hapur kundër kryebashkiakut socialist të Durrësit, Vangjush Dako lidhur me projektin "Veliera".

Përmes një postimi në rrjetet sociale Koka quan ‘Velierën’ si gjënë më të shëmtuar në të gjithë territorin shqiptar pavarsisht objekteve të tmerrshme në vend.

Projkti i Dakos ka ngjallur mjaft reagime dhe është kritikuar ashpër nga mjaft figura si gazetarë politikanë, arkeologë dhe po ashtu edhe nga shoqëria civile të cilët protestuan për ditë me radhë.

“Kjo është gjëja më e shëmtuar në të gjithë territorin shqiptar. Jemi mësuar të shikojmë objekte të tmerrshme por ky nënkalim është i pakrahasueshëm”shkruan Joleza.

Të fundit